Sunday, May 5, 2024

“Dy gëzime në një ditë”-Kuqeblutë, festojnë fitoren për kreun dhe ditëlindjen e kapitenit Gurishta

Lexo

“Dy gëzime në një ditë” e kanë konsideruar kuqeblutë fitoren e së shtunës së 24 prillit që Vllaznia realizoi ndaj Skenderbeut me rezultatin 2 me 1. Tre pikëshi i marrë në këtë ndeshje, falë edhe hapit të gabuar të Teutës që u mund në shtëpi nga Tirana e ka rikthyer Vllazninë sërishmi në krye të renditjes. Ndërkohë, gëzimi tjetër ka të bëjë me ditëlindjen e kapitenit kuqeblu, Erdenis Gurishta, të cilit kolegët e tij ia kishin premtuar fitoren ndaj korçarve si është si dedikim për të.

Përpos tortës me topin, shoqëruar me simbolet kuqeblu të Vllaznisë dhuruar në dhomat e zhveshjes, kolegët e skuadrës kuqeblu kanë rezervuar për kapitenin e tyre një festë speciale në një nga lokalet komode të qytetit të Shkodrës. Krahas urimit, “edhe 100 të tjera për Gurishtën”, në këtë mbrëmje special për kapitenin kanë qënë të shumta edhe urimet për premtimet për trofeun e fundsezonit.

Ndërkohë, vetë kapiteni kuqeblu, Erdenis Gurishta, në prononcimin mediatik të dhënë menjëherë pas fitores me Skenderbeun, është shprehur: “Po kalojmë një formë të mirë, na është rikthyer besimi. Jemi në rrugën e duhur për objektivat tona. Iu thashë çunave, që do të ishte ndeshja më e fortë se me Tiranën. Para ndeshjes iu kërkova çunave një dhuratë, që ishte fitorja. Çunat ma realizuan këtë dëshirë, jam shumë i lumtur. Do të festojmë në darkë”, tha kapiteni kuqeblu i mbushur jo pak me emocione.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img