Thursday, April 25, 2024

Shkëlqim Muça parashikon: Tirana futet për titull po kaloi Vllazninë

Lexo

Shkëlqim Muça është i bindur: Tirana futet në garë për titull nëse në javën e ardhshme do të fitojë në përballjen me Vllazninë. I pranishëm në “Rubrika Sportive” në RTSH me analizën e tij, ish-futbollisti bardheblu dhe trajneri i shumë skuadrave ka deklaruar:

“Tirana futet në garë për titull po fitoi me Vllazninë, ka dhe ndeshjen me Partizanin direkt pastaj. Nuk po them se e fiton titullin, them futet në garë. Shkon 49 pikë, ndërsa Partizani ka ndeshje në Laç. Më pas është ndeshja direkte. Bardheblutë lanë pikë me Kukësin, se po të kishin fituar do të ishin aty”.

“Por po u thye me Vllazninë, ose del barazim, mendoj se del jashtë loje. Tani çdo javë është e rëndësishme. Po të barazonte sot me Teutën, do të thoja që është jashtë loje. Fitoi me Teutën dhe po fitoi edhe me Vllazninë, atëherë çfarë të themi, nuk është!”, ka deklaruar Muça.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img