Thursday, May 2, 2024

Dy miqësore luksi për Partizanin në Antalia

Lexo

Nga dita e djeshme Partizani është shpërngulur në Turqi, ku skuadra do të zhvillojë një mini-fazë përgatitore në prag të startit të fazës së tretë të kampionatit (“demat” do të luajnë kundër Teutës në 13 janar sfidën e radhës në Abissnet Superiore).

Skuadra nën drejtimin e teknikut Orges Shehi ka zhvilluar ditën e djeshme seancën e parë stërvitore në tokën turke, ndërsa sot janë programuar dy seanca të plota.

Gjatë qëndrimit të Antalia, “të kuqtë” do të zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore. Partizani do të përballet me holandezët e Volendam në datën 5 janar, ndërsa në 9 janar do të sfitojnë azerët e Neftchi Baku.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img