Thursday, May 2, 2024

Emri i Brojës kthehet në merkato, në garë hyn edhe West Ham

Lexo

E ardhmja e Armando Brojës duket se është gjithnjë e më larg Chelsea. Mundësitë e shpërdoruara nga ana e sulmuesit shqiptar po e shtyjnë akoma dhe më shumë 22-vjeçarin drejt një largimi nga kryeqytetit anglez.

Emri i tij po dëgjohet gjithmonë e më shumë në tregun e transferimeve në Premier League. Edhe më parë ishte folur për një lëvizje të mundshme të sulmuesit brenda kampionatit anglez, me disa skuadra që interesohen për shërbimet e tij dhe listës i është shtuar edhe West Ham.

Lajmi konfirmohet nga gazetari Rudy Galletti, ekspert në merkato. Sipas tij “Çekanët” janë në kërkim të një sulmuesi dhe kuotat e Armando Brojës në listën e klubit londinez janë rritur ndjeshëm. Bashkë me sulmuesin kuqezi, West Ham kërkon edhe futbollistin e Paris Saint-Germain, Hugo Ekitike dhe do të zgjedhë mes këtyre të dyve. Largimi nga Chelsea mund të jetë një opsion i mirë për Brojën, që kërkon të luajë me vazhdimësi dhe të gjejë formën e tij më të mirë pas dëmtimit të rëndë.

Kjo do të ishte diçka e rëndësishme edhe për kombëtaren e Shqipërisë që nuk mund të privohet nga talenti i Armando Brojës në finalet e Euro 2024.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img