Një ngjarje krejt e veçantë ka ndodhur mbrëmjen e së martës gjatë ndeshjes së kampionatit elitar të futbollit turk. Ndërkohë që luhej ndeshja, Bashakshehir-Pendikspor, arbitri anësor turk, Cemil Tunc, është parë të rrëzohet në anë të fushës.
Tunc po ndiqte me vemendje një aksion të shpejtë dhe në vrapim e sipër, ai është rrëzuar në pistë. Ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve spotiv, kanë konstatuar një dëmtim të rëndë në muskulin e këmbës, ku nga raportimet e mëvoshme të mediave turke, mësohet se ai ka pësuar një këputje të tendinit të Akilit.
Pjesë e kësaj ndeshje ku ndodhi ky moment i veçantë dhe që haset rrallë në ndeshjet e futbollit, ishte edhe mesfushori pogradecar, Endri Çekiçi. Nga sa mësohet, pas transportimit të anësorit të dëmtuar, ai është zëvendësuar me një gjyqtar tjetër duke krijuar mundësinë e zhvillimit të ndeshjes në fjalë.