Saturday, July 27, 2024

Boks Profesionist-Turneu Ndërkombëtar i Tiranës, “OTR Fight Club”. Fitojnë të gjithë boksierët shqiptarë, mes tyre edhe dy shkodranët, Kajoshi dhe Hysa

Lexo

“OTR Fight Club”, ishte turneu ndërkombëtar i boksit profesionist, zhvilluar mbrëmjen e së martës në sallën olimpike sportive, “Feti Borova” të Tiranës. Një turne, i cili ishte i suksesshëm për të gjithë boksierët shqiptarë, ku disa prej sfidave u mbyllën më shpejt sesa raundet e programuara, pasi kundërshtarët nuk ia dolën të vijonin dot sfidën.

Sfida kryesore e mbrëmjes që ishte ajo mes Neraldo Ymerit dhe Jorge Moya, e cila përfundoi me fitoren e boksierit shqiptar. Ishte një ndeshje që vlente titullin ËBC Youth Ëorld, titull që tashmë do të mbahet nga Ymeri i cili lajmëroi se karrierën do ta vijojë në Angli.

Ndeshja e parë e mbrëmjes ishte ajo e Kajoshit që mposhti me K.O kolumbianin Ortiz. Në raundin e tretë, boksieri kundërshtar nuk mundi ta përballonte furinë e Kajoshit dhe u detyrua të dorëzohej.

Ndeshja e tjetër ishte ajo mes Ardit Murjes dhe gjeorgjianit Edgari Sarkisiani. Boksieri që përfaqëson Teutën e fitoi sfidën teksa ishte trupa e arbitrave që vendosi në favor të tij. Murja ishte gjatë gjithë kohës në avantazh duke sulmuar vazhdimisht kundërshtarin dhe në fund fitorja ishte mëse e merituar.

Sfida e radhës ishte ajo mes Amarildo Vrajës dhe boksierit slloven Aljaz Venkos. Mes kësaj dysheje rezultoi një sfidë mjaft e forte dhe e luftuar ndërsa pas gjashtë raundesh, gjyqtarët vendosën në favor të boksierit shqiptar Vraja.

Një tjetër ndeshje ishte ajo mes serbit Dejan Bubic dhe Luis Gjolenës. Boksieri shqiptar e nisi me shumë vrull dhe ia doli ta mbyllte ndeshjen në raundin e dytë falë një K.O me serbin që ra dhe nuk mundi të ngrihej sërish.

Zgjat pak ndeshja e Nelson Hysës përballë kolumbianit Caceres. Kampioni shkodran e mbylli sfidën nê raundin e parë me kundërshtarin që u tërhoq pas disa goditjeve. Fitorja e shkodranit Hysa ishte e 13 në boksin profesionist duke mbrojtur edhe brezin e peshave të rënda në federatën ËBC.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img