Tuesday, November 12, 2024

Edi Martini zyrtarisht në krye të Teutës

Lexo

Edi Martini zyrtarisht në krye të Teutës. Edi Martini merr drejtimin e Teutës pas largimit të Bledi Shkëmbit. Klubi bregdetar, me anë të një postimi në kanalet zyrtare, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin shkodran, që nis kështu përvojën e tretë te “Djemtë e Detit”.

“Sot në ambientin e stadiumit “Niko Dovana” KF Teuta ka arritur marrëveshje me trajnerin Edi Martini. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tone”, shkruan Teuta.

Kujtojme se Martini ishte në krye të Teutës deri në janar të këtij viti, për t’ia lënë më pas vendin Renato Arapit. Tashmë shkodrani ka një detyrë të vështirë përpara. Fillimisht i duhet të nxjerrë ekipin nga kriza që është futur duke u renditur në vendin e fundit me 8 pikë e më tej të realizojë objektivat sezonalë.

Kujtojmë që në krye të Djemve të Detit, Martini arriti të fitonte titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img