Egnatia barazon 0-0 me Lillestrøm. Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit pas një jave në Norvegji. UEFA Europa League

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia ka barazuar 0-0 me Lillestrøm në ndeshjen e parë të play-off-it të UEFA Europa League, të luajtur në “Arena Egnatia”. Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një ndeshje të kujdesshme dhe të organizuar, duke u mbrojtur mirë dhe duke krijuar disa raste të mira për të shënuar.

Rrogozhinasit patën mundësitë e tyre gjatë takimit, por nuk arritën t’i konkretizonin. Rastin më i rrezikshëm ishte në pjesë e dytë, ku goditja me kokë e Grudës u ndal nga tranversa.

Pas këtij rezultati, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Egnatia do të udhëtojë në Norvegji për të luajtur aktin e dytë të kësaj përballjeje, ku do të kërkojë fitoren dhe kualifikimin në fazën e ligës së UEFA Europa League.

Ndeshja e kthimit mes Lillestrøm dhe Egnatias do të luhet më 27 gusht në Norvegji, në orën 19:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img