Monday, May 6, 2024

Egnatia ia del pas 120 minutave vuajtjesh ndaj Vllaznisë, shkon për herë të dytë radhazi në finalen e Kupës

Lexo

Vllaznia 1-1 Egnatia (1-2) (29′ Alivoda, 103′ Montenegro)

Egnatia, i bashkohet Kukësit, në finalen e Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit, ia dolën të eliminojnë Vllazninë, pas shtesave. Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-0 për rrogozhinasit.

Shkodranët realizuan me Alivodën në minutën e 29-të, duke ndezur festën në stadium. Ekipi i Qatip Osmanit u vendos në kërkim të golit të dytë, por hasi mjaft ëvshtirësi, pasi prapavija kundërshtare ishte vendosur mirë. Në minutën e 65-të, të besuarit e Edlir Tetovës provuan të barazonin shifrat me Ramën, pa ia dalë dot. Me këtë rezultat, ekipet iu drejtuan shtesës.

Në 30 minutat e shtesës, skuadra e Tetovës, ishte më e qartë, ndonëse luajtën me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Albano Aleksit.

Në minutën e 103-të, Montenegro barazoi shifrat me kokë, duke bërë që të pllakosë heshtja në stadium. Këtë barazim, Egnatia e mbrojti deri në fund, për të siguruar kualifikimin në finale, aty ku do të përballen me Kukësin, me verilindorët që eliminuan Tiranën.

Finalja e Kupës së Shqipërisë, do të luhet më 14 maj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img