SKËNDERBEU-EGNATIA 2-0 (20′, 39′ Franklin)
Egnatia kryesuese vazhdon me rezultatet negative në kampionat, teksa sot u mposht 2-0 në Korçë ndaj Skënderbeut, i cili ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt pjesëmarrjes në “Final Four”.
Rrogozhinasit u goditën nga dy gola në pjesën e parë të ndeshjes me Franklin i cili gjeti hapësirat pas goditjeve nga këndi të çonte sferën në rrjetë. Skuadra e Tetovës u mundua të reagonte, por nuk gjeti hapësirat që kërkonte para portës.
Vetëm një shtyllë e Montenegro në startin e pjesës së dytë ishte pak për miqtë, që kishin vështirësi të krijonin raste. Në fund ata mund të shkurtonin diferencën me penalltinë e Aleksit, por mesfushori gaboi duke fluturuar topin mbi traversë.
Rrogozhina ka 51 pikë dhe sheh t’i afrohen ndjeshëm rivalët, nga ana tjetër Skënderbeu konfirmon edhe një herë sezonin pozitiv teksa ka grumbulluar 40 pikë dhe është në vendin e katërt.