Me dy ndeshjet e sotme: Tirana-Dinamo(13:30) dhe Egnatia-Teuta(18:30) mbyllet java e 9 e Superiores dhe faza e parë e kampionatit.
Problemet e fushës kanë detyruar derbin Tirana-Dinamo të spostohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrëst, takim ky që do të luhet sot prej orës 13:30. Ndërkohë, në orën 18:30, Egnatia kampione në fuqi do të presë Teutën kryesuese. Një duel mjaft interesant ky mes dy skuadrave të vendeve të para.
Abissnet Superiore nisi të mërkurën me tre takime, ku i pari istë ai mes Vorës dhe Vllaznisë, i mbyllur me fitoren e vendasve me rezultatin 2 me 1.
Dy sfidat e tjera të javës së nëntë Skënderbeu-Laçi dhe Elbasani-Partizani u luajtën në orën 18:30. Dueli i luajtur në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës u mbyll në barazim 1 me 1, ndërsa në “Elbasan Arena” në një ndeshje të “çmendur”, verdheblutë e teknikut Glen Daja fituan me përmbysje me rezultatin 2 me 1.
Kalendari i javës së 9-të të Abissnet Superiore
Dje
Vora-Vllaznia 2-1
Skënderbeu-Laçi 1-1
Elbasani-Partizani 2-1
Sot
Tirana-Dinamo(13:30)
Egnatia-Teuta(18:30)


