Barazoi në shtëpi me Laçin, tekniku i korçarëve Julian Ahmataj: “Ishte një ndeshje me dy fytyra, pozitive pjesa e parë, jo e mirë e dyta”

Trajneri i Skënderbeut, Juljan Ahmataj ka folur për RTSH pas barazimit 1-1 përballë Laçit në Korçë.

“Ishte një ndeshje me dy fytyra, në pjesën e parë ishim shumë mirë, goditëm atje ku kishim menduar. Mungesa e Dramesë dhe largimi i Bismark për arsye dëmtimi, mendoj që e vuajtëm. Lojtari që hyri nuk u ambientua me skuadrën dhe atë që duhet të bënte në fushë.

Edhe kundërshtari ka merita në futboll. Ndodhin këto situata në futboll, kur është një grup i ri. Duhen disa lojtarë lider që të orientojnë lojën nga brenda. Mundohemi që gjithmonë ti qëndrojmë afër skuadrës, deri sa lojtarët ta bëjnë këtë gjë në fushën e lojës.

Ne gjithmonë kemi 5 lojtarë të huaj në fushë, kjo ndikon në komunikimin mes lojtarëve. Do mundohemi ta rikuperojmë”, tha mes të tjerash Ahmataj.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe