Dy ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia, ai U15 me trajner Denis Zmijanin dhe U16 me trajner Alsid Tafilin kanë qënë pjesëmarrës në Turneun Ndërkombëtar të zhvilluar në Itali. Sipas njoftimit zyrtar të Akademisë së Futbollit Vllaznia, dy ekipet kuqeblu kanë bërë një prezantim të mirë.
“Akademia Vllaznia U15 dhe U16 është bërë pjesë e kompeticionit të futbollit “Sicily Football Cup”, të zhvilluar në Siçili nga data 28 -31 Mars.
Ekipi U15 pas fitoreve rradhazi ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të turneut.
Ndërsa, ekipi U16 ka patur paraqitje pozitive, ku vlen të theksohet fitorja 4-0 kundrejt Akademisë së Barcelonës. Krenarë për djemtë tanë ”,-shkruhet në njoftimin në fjalë.