Saturday, April 20, 2024

Turneu Ndërkombëtar, “Ballkan Promise Ohër 2022”. FC Shpresa-Shkodër, kampion për U-10 dhe nënkampion me U-11

Lexo

Ekipet shkodrane të futbollit të moshave kanë qënë pjesëmarrës në Turneun Ndërkombëtar,  “Ballkan Promise Ohër 2022” të zhvilluar në Maqedoninë e Veriut. Ndër to, figurën më të mirë sportive e ka bërë ekipi Shpresa me trajner Ardit Manin, i cili i shoqëruar nga kolegu i tij Altin Xhahysa u shpall kampion për kategorinë e moshës U-10, si dhe nënkampion me atë të moshës U-11.

Krahas fitimit të trofeut si ekipi më i mirë, nga radhët e FC Shpresa Shkodër, në prizmin individual, figurë shumë të mirë sportive bënë Sergit  Jakupi  që u shpall lojtari më i  mirë i grupmoshës 2012, ndërkohë që  Gersi Dragani,   Skerdi  Skyferaj, Maldis Boshnjaku dhe Ajdi Lumani,  u vlerësuan si   lojtarët e prespektives.

Sukseset e arritura në Turneun e Maqedonisë së Veriut, nuk janë të vetmet për klubin e futbollit Shpresa, pasi edhe më herët kanë fituar trofe të tillë. Por, për trajnerin Mani, më e rëndësishme është elementi cilësor që pergatitet në ekipet e tyre, ku vetem gjatë dy viteve të fundit, 4-5 futbollistë të rinjë kanë kaluar në ekipet e Vllaznisë.

Në mbështëtje të ecurisë së futbollit të moshave në këtë klub është edhe infrastruktura, ku së fundmi, është bërë realitet marrja në shfrytëzim e një terreni komod me bar natyra që pritet të rrisë edhe më shumë cilësinë e këtij brezi futbollistësh.

Ndeshjet e luajtura për FC Shpresa në “Ballkan Promise Ohër 2022”

Shpresa 2012

Fc Shpresa – Fc Ylberi (MK) 4-3. Autorë të golave: Jakupi 1, Dragani 1,         Duli 1, Skyferaj 1

Shpresa – As  United  (MK) 6-1. Autorë të golave: Jakupi 1, Duli 3,             Skyferaj 1, Dragani   1

Shpresa  – Nex level  (MK)  4-2. Autorë të golave: Duli 1, Jakupi 1,             Dragani 1, Skyferaj 1

Shpresa – Fieri  10-3. Autorë të golave: Jakupi  3, Duli 2, Dragani 3, Skyferaj  2

Finalja

Fc SHpresa   –  Apolonia FC  1-1

Penallti   ( 5)           (4)

Shpresa 2012

Formacionet e ndeshjeve në “Ballkan Promise Ohër 2022”

Ekipi Shpresa 2011-Vendi 2-të në këtë moshë

1.IRLI Ramadani

3.DAVID Lukaj

6.GABRIEL  Vukaj

7.ERGI  Zalli

9.ERSI   Proni

10.ARBER  Proni

11.Valtoni  Shatrri

12.Briani  Mlloja

13.AJDI  Lumani   /c /

14.Erhad Zefi

16.Maldis Boshnjaku

17.Klover Basha

20.Joris Golemi

Trainer: Altin Xhahysa

Ekipi Shpresa mosha 2012 kampion

  1. ARMANDO Sukullari

2.ARVENS Duli

3.SERGIT  Jakupi

4.ISLI   Piroviqi

5.SKERDI Skyferaj

6.Enea Xhaji

7.Gersi Dragani

8.Noel Hajdari

9.Albi Ramekaj

10.Anxhelo Vukaj

Trainer: Ardit Mani

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img