Friday, April 26, 2024

Sot, ora 18.30, miqësorja SV Traiskirchen-Vllaznia. Transmetim LIVE në FB

Lexo

Ashtu siç është paralajmëruar më herët, Vllaznia luan sot miqësoren e parë në tokën austriake. Një miqësore që vjen pikërisht në ditën e gjashtë përgatitore që kuqeblutë po kalojnë në kampingun e Pressbaum, 30 km larg Vjenës.

Përballja e parë miqësore do të jetë me një skuadër modeste, siç është ajo SV Traiskirchen, përfaqësuese e një prej rajoneve në afërsi të vendit ku po stërvitet Vllaznia. Sipas specialistëve të futbollit, zakonisht, takimet e para miqësore skuadrat profesioniste që luajnë në Kupat e Europë i nisin me skuadra të një niveli më të ulët se vetja, gjë që i jep mundësi lojtarëve të shprehen më mirë në fushën e lojës. Ndërkohë që në vijim, kur edhe formacioni të jetë kristalizuar me përcaktimin e titullarëve të duhur, natyrshëm që emri i kundërshtarëve në miqësore do të jetë edhe i një niveli më të lartë.

Gjithësesi, me shumë interes është fakti që KF Vllaznia ka mundësuar transmetimin direkt të kësaj ndeshje në rrjetin social FB. Një transmetim ky që i jep mundësinë të gjithë opinionit sportiv, dhe kryesisht tizozërisë kuqeblu për të vëzhguar live nivelin që do të prezantojë skuadra e tyre e zermrës në këtë ndeshje.

Ndeshja, SV Traiskirchen-Vllaznia, do të luhet në fushën e qëndrës Qendrës Stërvitore të Kombëtares Austriake në Lindabrunn duke filluar nga ora 18:30, fushë e cila është e pasqyruar edhe në foton që shoqëron shkrimin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img