Elbasani triumfon ndaj një Dinamo të dalë nga lufta për titull, e cila luajti për 75 minuta me një futbollist më pak

Lexo

- Reklamë -spot_img

Edhe pse e dalë jashtë loje në luftën për titull, fillimi i duelit ndaj Elbasanit paraqiti në fushë një Dinamo cilësore dhe të rrezikshëm në portën kundërshtare. Ndeshje kjo e luajtur mbrënjen e sotme  në “Air Albania” në kuadrin e fazës “Final 4” Abissnet Superiore.

Por, një karton i kuq i akorduar nga gjyqtari Hamiti me rekomandimin e edhe të sistemit VAR ndaj Goudiaby, që kampin dinamovi ishte paksa i dyshimtë ndikoi në ecurinë e takimit.

Kjo, sepse në harkun kohor të pesë minutave, duke përfituar edhe nga gabimet e prapavijes dinamovite Elbasani shënon dy gola të shpejtë me të njëjtin autor Loic Tsague.

Dinamo u mundua të reagonte duke mbajtur më shumë topin dhe duke kërkuar hapësira në sulm por mbrojtja verdheblu dhe Janaçek u treguan të pakalueshëm.

Dominimi i Elbasanit vazhdoi edhe më tej dhe Diallo vulosi praktikisht fatin e ndeshjes me golin e tretë duke përfituar nga një top i mbetur në zonë pas ndërhyrjes së Teqjes.

Në pjesën e dytë Dinamo tentoi të rikthehej në lojë me futbollistët Vila,Malomo dhe Aliji por pa mundur të krijojë raste të pastra për gol.

Nga ana tjetër Elbasani administroi me qetësi avantazhin dhe mbeti i rrezikshëm në kundërsulm me Lukili,Azemoviç dhe Boriçi.

Skuadra e Ivan Gvozdenoviç kontrolloi deri në fund lojën dhe mori një fitore shumë të rëndësishme që e mban në garë të plotë për titullin kampion në fazën “Final-Four”.

Për Dinamon kjo humbje përbën një goditje të rëndë në momentin më vendimtar të sezonit.

Falë kësaj fitoreje, Elbasani ngjitet në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Egnatia kryesuese. Vllaznia renditet në vendin e tretë me 31 pikë, ndërsa Dinamo City mbetet në vendin e katërt me 27 pikë, duke e bërë edhe më të fortë garën në fazën “Final 4”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img