Ekipi i Mundjes Vllaznia nën drejtimin e trajnerit Altin Anza vazhdon paraqitjet pozitive në konkurimet e aktiviteteve kombëtare.
E tillë ishte edhe konkurimi në Kupën e Shqipërisë për të Rinjtë U20, ku mundësit kuqeblu shkëlqyen ku në konkurimin ekipor u renditën në vendin e dytë duke lënë pas ekipe me traditë në sportin e mundjes.
Në konkurimin individual, figurën më të mirë sportive e bëri mundësi i talentuar Klevis Koçeku, i cili u shpall kampion kombëtar në peshën deri në 79 kg.
Figurë të mirë sportive në komnkurimin individual bënë edhe mundësit Fabian Dodani, Eglis Mhillaj dhe Jurgis Pepaj, respektivisht konkurues në peshat 61 kg, 70 kg dhe 86 k6, si dhe Eden Zhuri, i treti në peshën 57 kg, Muhamet Tula dhe Enes Anza në vendin e katërt për peshat 74 kg dhe 92 kg
Rezultatet e sportistëve të Vllaznisë-Kupa e Shqipërisë për të Rinjtë U20
Eden Zhuri – 57 kg – vendi i tretë
Fabian Dodani – 61 kg – vendi i dytë
Eglis Mhillaj – 70 kg – vendi i dytë
Muhamed Tula – 74 kg – vendi i katërt
Klevis Koçeku – 79 kg – vendi i parë
Jurgis Pepaj – 86 kg – vendi i dytë
Enes Anza – 92 kg – vendi i katërt
Kevin Kiri – 97 kg


