Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, foli për MCN TV, pas eliminimit në Kupë nga Kukësi.
Fagu deklaroi se është i zhgënjyer, ndërsa pengu ishte pjesa e dytë, ku sipas tij, duhet të ishin më të qetë.
Jam i zhgënjyer me s ‘kualifikimin. Krijuam volum loje dhe kishim gjatë gjithë lojës topin, por Kukësi u mbrojt mirë. Nuk shënuam golin e dytë pasi do na lironte.
Duhet të shohim përpara pasi kemi kampionatin. Ne u munduam gjatë gjithë kohës të shënonim golin e dytë, por presioni i rezultatin na pengoi, ky ishte ngërçi.
Përveç pjesës së dytë ku duhet të ishim pak më të qetë nuk kam ndonjë peng. Thjeshtë duhet të shohim përpara.