Monday, November 25, 2024

Enigma e fundit, Kroacia apo Uellsi. Sot përcaktohet finalisti i 21-të i Euro 2024, tre të tjerët më pas

Lexo

Kroacia apo Uellsi, një nga këto dy skuadra do të jetë finalistja e fundit e Euro 2024 e kualifikuar përmes grupeve kualifikuese. Deri tani janë kualifikuar 20, duke përfshirë edhe Gjermaninë, vendin organizator. Italia, Çekia dhe Sllovenia mbrëmë u bashkuan me Gjermaninë, Shqipërinë, Austrinë, Belgjikën, Danimarkën, Anglinë, Francën, Hungarinë, Holandën, Portugalinë, Rumaninë, Skocinë, Serbinë, Sllovakinë, Spanjën, Zvicrën e Turqinë.

Të konfirmuara në play-off janë Bosnja e Herzegovina, Estonia, Finlanda, Gjeorgjia, Greqia, Islanda, Izraeli, Kazakistani, Luksemburgu, Polonia dhe Ukraina. Nga 12 skuadrat në playoff do të dalin tri finalistet e fundit. Takimet e playoffit do të luhen në marsin e ardhshëm, sipas shortit që do të hidhet të enjten, më 23 nëntor.

Kroacia, që ka dy pikë më tepër se Uellsi në Grupin D, pret Armeninë dhe fitorja e çon në evropian. Uellsi kualifikohet vetëm në rast se mund Turqinë dhe Kroacia nuk fiton me Armeninë. Në rast kualifikimi të Kroacisë, ajo do të jetë në vazon e tretë, duke zbritur Italinë në vazon e katërt për shortin e finaleve që do të hidhet më 2 dhjetor në Hamburg.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img