Saturday, April 20, 2024

Erjon Vucaj firmos për Deçiqin, e prezanton presidenti tuzian, Pal Dreshaj

Lexo

Një shkodran tek KF Deçiq i Tuzit. Bëhet fjalë për Erjon Vucajn, futbollistin shkodran, që përpos Vllaznisë ka luajtur edhe për skuadra të tjera në Superioren e Shqipërisë. Ndërkohë, në tre vitet e fundit Vucaj luajti në Superligen kosovare për FC Drita me të cilen zhvillojë 103 ndeshje kampionati, 6 në Kupë, 1ndeshje të Superkupës dhe 7 ndeshje ndërkombëtare me Dritën, si dhe u shpall kampion në edicionin 2019/20”.

Për shërbimet e Vucajt ishin të interesuar disa klube në kampionatin shqiptar të Superiores, mes tyre edhe Vllaznia, por pas mbylljes së bashkëpunimit me Driten e Kosovës, Vucaj kalon në kampionatin e Superligës malazeze.

Foto që shoqëron shkrimin është fiksuar pikërisht në momentin e firmosjes që Vucajt me Presidentin e Deçiqit, Pal Dreshaj, personi që ka meritën kryesore për ndërtimin e një skuadre mjaft cilësore, padyshim ndër më të mirat e futbollit malazez. Me përfshirjen e shkodranit Erjon Vucaj në përbërjen e Deçiqit, pritet që skuadra tuziane të vazhdojë të jetë lidër në kampionatin malazez, pretendent kryesor për fitimin e trofeve të sezonit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img