Erzeni-Korabi, dueli vendimtar për një “biletë” në Superiore. Sot, ora 17:00, në “Niko Dovana

Diten e sotme do te luhet nje nga ndeshjet me te rendesishme mes Erzenit dhe Korabit. Nje sfide mjaft e rendesishme e cila vjen per “biletën” e fundit per ne Superiore sezonin e ardhshem.

Ne “Niko Dovana” do te perplasin “briret” Erzeni qe perfundoi i 8-ti ne tabelen e klasifikimit ne Abisnet Superiore dhe Korabi qe vjen nga “Play-Off” i Kategorise se Pare. Kjo përballje do te startoje duke nisur qe nga ora 17:00.

Shijakasit do te kerkojne me ngulm qendrimin mes 10-te me te mirave ndersa, nga krahu tjeter te skuadra e Shpendi Kumbarçes jane me te motivuar se kurre per rikthimin ne elite. Nje sfide qe nese nuk mbyllet brenda 90-minutave atehere do te luhet edhe koha shtese apo penalltite nese do te jete e domosdoshme.

Nje ndeshje e gjitha per tu shijuar teksa spektakli dhe emocionet nuk priten te mungojne ne Durres ku ekipet do te “luftojne” për çdo top dhe ne çdo cep te fushes.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu