Friday, March 29, 2024

Anis Mehmeti po jeton ëndrrën kuqezi, nga debutimi te objektivat në qershor: Luajmë për dy fitore

Lexo

Mesfushori kuqezi, Anis Mehmeti, sapo ka mbyllur një sezon mjaft të mirë në aspektin personal, me karrierën e tij që ka ardhur në ngjitje. Talenti shqiptari e nisi sezonin me Wycombe Wanderers në League One të Anglisë, duke qenë protagonist absolut me ekipin e tij dhe duke realizuar 9 gola. Kaq mjaftoi që interesi për lojtarin shqiptar të rritej dhe ne janar erdhi transferimi te Bristol City, që militon në Championship, kategoria e dytë e futbollit në Angli.

Përshtatja ka shkuar mirë dhe Mehmeti po bëhet një lojtar kyç, ndërkohë që forma e tij e mirë solli edhe ftesën e parë në Kombëtaren A, duke debutuar ndaj Polonisë në sfidën e parë të kualifikueseve të Euro 2024.

Futbollisti, i cili ka mbërritur në Shqipëri dhe është gati të nisë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës të kualifikueseve ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, rrëfen emocionet që ka përjetuar dhe shprehet i kënaqur për ecurinë e sezonit.

“Ky ka qenë një vit shumë special për mua, e nisa sezonin me Wycombe duke qenë në formë shumë të mirë, më pas erdhi transferimi te Bristol City në janar dhe në muajin mars debutimi me Kombëtaren shqiptare në ndeshjen ndaj Polonisë. Të luajë me fanellën kuqezi ka qenë ëndërr për mua dhe për familjen time. Ka akoma shumë për t’u përmirësuar, sigurisht që kam pasur shumë emocione, ishte një ditë shumë speciale për mua. Jam ndjerë shumë mirë për debutimin në Kombëtare, ashtu si edhe familja ime që ishte shumë e lumtur”, – thotë Mehmeti për Fshf.org.

Mesfushori sulmues është i qartë për objektivat në dy ndeshjet e qershorit me Kombëtaren, teksa mezi pret të debutojë edhe përpara tifozëve kuqezi në shtëpi më 17 qershor.

“Kemi përpara dy ndeshje për kualifikueset e Europianit, do të luajmë me objektivin për të fituar të dyja ndeshjet, do të luajmë patjetër me shumë dëshirë dhe agresivitet të dyja këto sfida. Debutimin e parë e parë në transfertë ndaj Polonisë, tani debutimin e vërtetë e kam ndaj Moldavisë përballë tifozave kuqezi”, – thotë 22-vjeçari në prononcimin e tij për Fshf.org.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img