Saturday, July 27, 2024

Dopieta angleze e çerekfinales i lumtur për kualifikimin në gjysëmfinale, sytë nga trofeu

Lexo

I shënoi dy herë Ukrainës në përballjen çerekfinale, por ishte edhe dirigjuesi i skuadrës së tij në fushën e lojës me atë fitore fantastike 4 me 0 ndaj Ukrainës, kaq ta mjaftuar që me të drejtë kapiteni i Anglisë, Harry Kane të cilësuar si njeriu i ndeshjes. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, Angli-Ukrainë, Kane është shprehur shumë i lumtur për suksesin e arritur, ndërkohë që beson shumë se skuadra e tij do të ecë edhe më tej drejt fitores së trofeut.

 

“Bëhet fjalë për arritjen e majës në kohën e duhur. Një natë fantastike, të vazhdojmë përpara ndeshje pas ndeshjes. Çfarë paraqitje e madhe, padyshim që ne ishim favoritë për të fituar këtë ndeshje, por kishte një presion të madh. Ne e mbajtëm përsëri rezultatin të pastër, shënuam katër gola, ishte një mbrëmje perfekte për ne. Shpresoj se mund ta dërgojmë këtë skuadër në një finale Europiani”, tha kapiteni i kombëtares angleze.

Në gjysëmfinale i pret Danimarka simpatike e këtij Europiani, për të cilen Harry Kane, thotë: “ Është një ekip shumë i mirë, kemi luajtur dy herë në Ligën e Kombeve vitin e kaluar dhe nuk kemi fituar as edhe një herë, barazim dhe humbje. Ata u ringritën pas një fillimi të vështirë dhe kanë bërë mirë që nga ajo kohë, ne duhet të mendojmë me vete: ne luajmë një gjysmëfinale në stadiumin tonë në shtëpi. Duhet të jemi pozitivë, e dimë që do të jetë e vështirë dhe do të duhet 100%, por e dimë që nëse luajmë ashtu siç dimë, kemi një shans të mirë ”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img