Friday, April 19, 2024

Euro 2020-Pragfinalja, Angli-Itali/Anglezët nuk pranojnë tifozët italianë

Lexo

Ministri britanik i transportit anulon fluturimet çarter nga Italia drejt Londrës

Të dielën e 11 korrikut në Ëembley do të zhvillohet finalja e Euro 2020, ajo midis Italisë dhe Anglisë. Sipas parashikimeve, në stadium pritet të jenë 60 mijë spektatorë, por vetëm 1000 tifozë të ardhur nga Italia. Rregullat që duhet të ndjekin tifozët italianë, që do të udhëtojnë për në Britaninë e madhe janë: Duhet të qëndrojnë në Angli vetëm 12 orë. Do të qëndrojnë të izoluar gjatë gjithë kohës që do të qëndrojnë në kryeqytetin britanik, në Ëembley duhet të paraqesin një provë tamponi negativ për covid-19, të kryer pas orës 15.00 të datës 9 gusht, e duhet të kthehen në Itali, ku duhet të qëndrojnë në izolim për 5 ditë, të detyrueshme.

Por megjithë këto rregulla, pikërisht të premten, vjen lajmi nga Angli se tifozët italianë nuk duhet të udhëtojnë për në Londër. Eshtë ministri britanik i tranpsortit, Grant Shapps, i cili është shprehur: “Nëse do të zbulojmë se midis pasagjerëve që do të mbërrijnë në Londër, do të ketë persona që po vijnë vetëm për të parë ndeshjen, ata nuk do të pranohen të hyjnë në vend. Madje edhe fluturimet charter e ato direkte janë anuluar për këtë arsye”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img