Saturday, July 27, 2024

Euro 2024-Republika Çeke-Shqipëri, sot ora 20:45 në “Fortuna Arena”-Pragë

Lexo

Ne oren 20:45 ne “Fortuna Arena” do te zbresin Çekia dhe Shqiperia per te bere mes tyre edhe llogarite per 3 pikeshin. Ky takim eshte i vlefshem per kualifikueset e Euro 2024 dhe per te dyja ekipet eshte shume i rendesishem.

Kuqezinjte e Silvinjos jane te bindur se ne mbremjen e sotme nuk kane rruge tjeter veçse fitores. Marrja e 3 pikeve do te ishte mjaft pozitive per djemte tane pasi do te afroheshin akoma me shume me europianin e Gjermanise,ndersa do te merrnin edhe komanden e grupit.

Pritet qe mbi 3 mije tifoze te jene te pranishem ne Prage per te pare nga afer kombetaren dhe per te brohoritur emrat e lojtareve ne menyre motivimi per ta. Gjithsesi per te gjithe ata qe nuk kane mundur te udhetojne ne Prage do te mund te shikojne ndeshjen nga ekrani i televizorit.

Kjo perballje do te vije falas ne shtepite tuaja,teksa Klan Tv do te transmetoje Live nen komentin e Alban Xhihanit. Te gjithe tifozet do te kene mundesine te mbeshtetin kuqezinjte,ndersa shpresojme qe te marrin nje rezultat pozitiv. Perveç Klan Tv,kjo ndeshje do te transmetohet edhe ne Digitalb ne “Supersport” nen komentin e Ylli Aga.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img