Europa Conferencë League-Laçi humbet 2-1 në transfertë me Anderlechtin. Me humbjen 0-3 edhe të ndeshjes së parë në shtëpi, eleminohet në turin e tretë

Laçi përshëndetet me Europën, pasi eleminohet në turin e 3-të të Conference League. Në Shqipëri u mposhtën 3-0 nga Anderlecht, sakaq, edhe në Belgjikë u mundën 2-1.

32 minuta lojë do mjaftonin për të besuarit e Kompany për të kaluar në avantazh. Amuzu bën atë që di të bëjë më mirë, duke “tundur rrjetën”. Me lojën në administrim dhe me kualfikimin në xhep, gjendet edhe goli i dytë. Verschaeren shfrytëzon më së miri një pasim të Cullen dhe dyfishon. Kurbinasit do linin gjurmën e tyre në këtë 90 minutësh, pasi Lushkja shënon pak minuta nga fundi.

Laçi i Duros ishte pafat, pasi përballë kishte një ekip me emër si Anderlecht. Gjithsesi, koha tanimë është për përgatitjet finale në prag të kampionatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu