Wednesday, April 24, 2024

Lajm i hidhur për sportin shqiptar, ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh i basketbollit shqiptar, Njazi Lleshi

Lexo

 Sporti shqiptar ka humbur mbrëmjen e sotme një nga emrat shumë të njohur sa i përket disiplinës së basketbollit. Bëhet fjalë për Njazi Lleshin, ish basketbollistin kampion, i cili më pas do të ishte i tillë edhe si trajner. Lajmin e bën të ditur zyrtarisht, Federata Shqiptare e Basketbollist, e cila në faqen e saj të rrjetit social FB.

“Ndahet nga jeta, Mjeshtri i Madh i basketbollit, Njazi Lleshi, në moshën 87 vjeçare.

Prof Njazit i akordohet titulli plotësisht i merituar “Mjeshtër i Madh”, si një profil i veçantë i basketbollit shqiptar, profesional dhe njerëzor.

Njazi Lleshi.

Datëlindja: 18.04.1934

Ekipi: Partizani dhe Tirana

Arsimi: I lartë

Periudha e aktivitetit sportiv: Vitet 1950-60

Titulli: mjeshtër sporti, trajner i ekipit Patrizani dhe Tiranës (femra/meshkuj) disa herë fitues i kampionatit kombëtar me ekipet e Partizanit dhe Tiranës, lojtar i ekipit kombëtar.

I përjetshëm kujtimi i tij, ngushëllime të sinqerta për humbjen e njeriut të familjes dhe familjarin e komunitetit të basketbollit shqiptar.

FSHB!”, shkruhet në postimin e Federatës Shqiptare të Basketbollit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img