Ukraina ka arritur të fitojë me përmbysje, 2-1 përballë Sllovakisë
Ukraina vjen nga disavantazhi i një goli për të mposhtur Sllovakinë 2-1 në ditën e dytë të Grupit E të Euro 2024 dhe është rikthyer në ritëm të plotë për një vend në raundin e 16-shes.
Sllovakia e drejtuar nga Calzona e nisi fuqishëm dhe zhbllokoi sfidën pas 17′ me golin e dytë të turneut të Schranz, më pas bie shumë dhe në pjesën e dytë duke i lënë mundësinë Ukrainës të reagojë.
Fillimisht Shaparenko kujdeset për të vendosur barazpeshën (54′), më pas është Yaremchuk(80′) që i jep fitoren Ukrainës. Për të dyja skuadrat, tashmë me 3 pikë, gjithçka do të vendoset në ditën e fundit në ndeshjet ndaj Belgjikës dhe Rumanisë.