Italia e ka nisur me fitore Kampionatin Europian të moshës deri në 19 vjeç, i cili është duke u zhvilluar në Sllovaki dhe po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Pas një pjese të parë të pakonkretizuar nga të kaltrit, e dyta ka nisur me gol. Baldanzi, vetëm dy minuta nga starti i pjesës së dytë, me një gjuajtje nga rreth 20 metra e ka dërguar topin në krahun e majtë të Popës.
Rumunët kanë kurajon të përmbysin, ndërsa barazojnë në të 53’ me Andronaken. Mirëpo Italia nuk dorëzohet dhe në të 68’ Volpato shënon golin e dytë dhe të avantazhit, i cili ruhet me fanatizëm deri në fund. Në ndeshjen tjetër të grupit A, Franca ka mundur Sllovakinë, 5-0. Të dielën, tanimë për grupin B, në ekranin e RTSH Sport do të vijnë në ora 17:30 dhe 20:00, Serbi – Izrael dhe Angli – Austri, ndërsa i gjithë turneu përfundon më 1 korrik.