Fantastike! Kapiteni i Vllaznisë Erdenis Gurishta, sot nga minuta e parë në formacionin kuqezi përballë Italisë në “Air Albania”.

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ora 20.45 e mbrëmjes së sotme shënon startin e ndeshjes miqësore, Shqipëri-Itali. Siç është bërë me dije edhe më herët, pjesë e kuqezinjëve tanë për këtë miqësore është edhe kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta. Futbollist ky produkt i kampionatit shqiptar, i cili pasi shkëlqeu në dy miqësoret e mëparshme me Arabinë Saudite dhe Katarin, fitoi besimin e teknikut Edi Reja për ta grumbulluar edhe për miqësoren me Italinë.

Lajmet më të fundit të pragndeshjes, Shqipëri-Itali, bëjnë të ditur se në projektin e teknikut kuqezi për formacionin e parë është edhe kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta.

Nga sa bëhet e ditur, Reja ka vendosur të luajë me skemën 3-5-2 duke prezantuar në fushë këtë formacion: Në portëa Berisha, për të vijuar me repartin e  mbrojtjes të përbërë nga tre futbollistë. Gurishta nga e djathta, Kumbulla në qëndër dhe Ismajli në të majtë. Në mesfushë, janë programuar Hysaj, Lenjani, Asllani, Bajrami dhe Ramadani, ndërsa në sulm Uzuni me Muçin.

Përfshirja e Erdenis Gurishtës në formacionin e parë në miqësoren e luksit me Italinë, është padyshim një lajm fantastik, jo vetem për kapitenin kuqeblu, por për tërë tifozërinë shkodrane, e cila sonte ka një motiv më shumë për ta ndjekur ndeshjesn, Shqipëri-Itali.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit-Grupi B/Nuk ka fitues në duelin Kanada-Bosnje. Boshnjakët kaluan të parët në avantazh me Lukiç, kanadezët barazojnë me Larin

Kanada-Bosnje 1-1(Golat:Larin 78'/Lukiç 21') Kanada:Krepeau,Xhonston,Fugeroles,Kornelius,Lareia,Bucanan(Ahmed 61'),Kone,Eustakio,Milar(Safelburg 61'),Xh.David(P.David 61'),Oluvasei(Larin 76'). Trajner: Xhesi Marsh Bosnjë:Vasilj,Dediç,Muharemoviç,Katiç,Kolasinac(Burniç 84'),Bajraktareviç(Suniç 74'),Tahiroviç,Basiç(Gigoviç 61'),Memiç(Alajbegoviç 74'),Demiroviç,Lukiç(Bazdar 61'). Trajner:Sergej Barbarez Gjyqtarë:Fakundo Tejo,Pablo...
- Advertisement -spot_img