Sunday, May 19, 2024

Fatmir Axhani rikthehet në pankinë. Ish futbollisti shkodran merr drejtimin e MFC Panthers(Shkodra)-FSHF Sunday Leagues-Futboll 9×9

Lexo

Ish futbollisti i njohur shkodran Fatmir Axhani, i cili karrieren e tij sportive e vijoi me sukses edhe në pozicionin e trajnerit duke drejtuar disa skuadra, mes tyre edhe ato të futbollit të femrave, pas një pause disa vjeçare i është rikthyer sërishmi pasionit të trajnimit.

Këtë radhë, ai ka marrë përsipër të drejtojë ekipin MFC Panthers në futbollin e luajtur 9×9, kampionatin FSHF Sunday League, të cilin Federata Shqiptare e Futbollit e ka përfshirë në rang Kampionati Kombëtar.

Në fakt, ekipi në fjalë është i krijuar nga djali i tij, Ergi Axhani, edhe ky ish futbollist i Vllaznisë që gjatë viteve të fundit është shfaqur shumë pasionant dhe ambicioz në pjesëmarrjen e kampionave amatore të futbollit në kalçeto 5×5. Fillimisht si futbollist në fushën e lojës, dhe kohët e fundit edhe në cilësinë e organizatorit duke marrë përsipër administrimin e ekipit Panthers. Për të mos u larguar nga familja Axhani, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe Hava Axhanin, bashkëshorten e Fatmirit dhe nënën e Ergit, një ish sportiste e njohur e Vllaznisë, por edhe trajnere në futbollin e femrave.

Fillimisht i iniciuar në kryeqytet, por tashmë i shtrirë edhe më gjërë, sezoni futbollistik 2022-2023 për kampionatin FSHF Sunday League-futbollin 9×9, fillon të martën. Për t’u theksuar është se këtë sezon në listën e 36 skuadrave të ndara në dy grupe, A dhe B bën pjesë edhe MFC Panthers(Shkodra), i vetmi ekip pjesëmarrës nga rrethet.

Në grupin A do të bëjnë pjesë këto ekipe: Roamel, Prestige, Vila L, JUAR, Antigonean, Pastaria, Dussel, MD, Panthers, Passion, Jata Market, Futura Dent, KKD, Albamer, North Gate, CCBS, Ferraj, BTL

Në grupin B do të bëjnë pjesë këto ekipe: Dajti, ALAR, NOVA, Oktapus, Primo, Friends Team, ATS, Tirona Rep., ELSO, IMMI, Hidro Alfa, Homeland, Enco Al, Confucius, Kastriotët, Eco Empire, Barrikada, Raiffeisen Bank.

Sa i përket ekipit MFC Panthers(Shkodra) me president Ergi Axhani, në përbërje të tij bëjnë pjesë emra të njohur të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, dhe se me nivelin dhe përgatitjet intensive gjatë periudhës së fundit, objektivi i Panthers është fitimi i titullit kampion.

Fatos Behari, Fatjon Nutaj, Fatjon Marku, Eglant Berhani, Engin Çiellza, Besford Gjoklaj, Brendon Smajli, Asar Bashi, Ergi Axhani, Izmirald Osmani, Admir Teli, Ardit Mesi, Oltion Drabeja, Semir Gogaj, Admir Mehja, Ormir Kacerja, Valdano Nimani, Albert Mila, Hamdi Salihi, Redi Osmanaga. Tranjer: Fatmir Axhani

Kjo është përbërja e ekipit Panthers(Shkodra) që do të konkurojë në kampionatin FSHF Sunday League-futbollin 9×9, ku siç shikohet në listën e këtij bëjnë pjesë edhe emra potent të futbollit shqiptar, si Admir Teli e Hamdi Salihi, për të vijuar me Valdano Nimanin dhe Admir Mehjen, por edhe shumë e shumë të tjerë që kanë spikatur në ekipet e tyre ku kanë luajtur.

Në pritje të ndeshjeve zyrtare, MFC Parthes(Shkodra) luajti një ndeshje miqësore me ekipin Mfc Kastriotet, në përbërje të cilëve është edhe futbollisti i njohur Jahmir Hyka dhe që shfaqet në letër si ekipi më pretendent për fitimin e titullit. Miqësore kjo e fituar nga Panthers me rezultatin 1-2, ku golat për ekipin shkodran u shënuan nga  Brendon Smajli dhe Oltion Drabeja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img