Wednesday, May 15, 2024

Kombëtarja U-20, i mbyll me humbje dy miqësoret e shtatorit. Maqedonia e Veriut dhe Kroacia e mundin me të njëjtin rezultat, 3-1

Lexo

Kroaci U20-Shqipëri U20  3-1

Formacioni i Shqipërisë: Klidman Lilo (GK), Geralb Smajli, Mario Mitaj, Leonard Frroku, Adrion Pajaziti, Eljon Toçi, Medon Berisha (C), Elmando Gjini, Ergi Goga, Behar Ismaili. Trajner: Alban Bushi

Kuqezinjtë e Kombëtares U-20 i kanë mbyllur me humbje dy miqësoret e planifikuara në javën e fundit të shtatorit. Në ndeshjet e zhvilluara që të dyja në Kroaci, Shqipëria kishte përballë fillimisht Maqedoninë e Veriut dhe më pas edhe Kroacinë.

Në të dyja këto përballje, Shqipëria është mundur me të njëjtin rezultat, 3-1. Ndërsa, sfida me maqedonasit u luajt dy ditë më parë, ajo ndaj Kroacisë është luajtur pasditen e sotme duke përfunduar me të njëjtat shifra.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi zbritën në fushë me këtë formacion: Klidman Lilo (GK), Geralb Smajli, Mario Mitaj, Leonard Frroku, Adrion Pajaziti, Eljon Toçi, Medon Berisha (C), Elmando Gjini, Ergi Goga, Behar Ismaili.

Në këtë ndeshje të dytë miqësore, skuadra kuqezi u ndëshkua shumë shpejt, që në minutën e 11-të të takimit, me kroatët që kalojnë në avantazh. Shifrat u barazuan shumë shpejt me Stiven Shpendin, në minutën e 20-të, me futbollistin shqiptar që realizoi një gol shumë të bukur. Barazimi zgjati pak, teksa vendasit gjetën edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës brenda pjesës së parë, ndërsa në 45 minutëshin e dytë, rezultati nuk ndryshoi.

Trajneri Bushi aktivizoi edhe lojtarët e tjerë të grumbulluar në fraksionin e dytë, duke i parë më nga afër dhe në lojë direkte cilësitë e tyre.

Kroatët fituan me shifrat 3-1, në një sfidë që siç u theksua edhe më sipër i shërbeu stafit të ekipit U-21 të shihte dhe të ketë mundësinë që në grumbullimet e ardhshme të përzgjedhë edhe lojtarët që do të përfaqësojnë Shqipërinë U-21 në kualifikueset e ardhshme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img