Sunday, May 19, 2024

LIGA E PARË: Ftojnë Shkëndija dhe Shkupi, barazon Voska Sport , humbë Gostivari-Nga Shaban Sinani

Lexo

Dy fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe një fitore e ekipit mysafirë me 14 gola të shënuar është epilogu i pesë ndeshjeve të zhvilluara në xhiron e pestë në Ligën e parë të futbollit vendor.  Ndeshja Struga Trim Lum – Vardari është anuluar për 1 nëntor.

Në një ndeshje dramatike që u  zhvillua në stadiuminin “Boris Trajkovski” në Maxhari, Shkëndija me përmbysje mundi  Rabotniçkin vendas me rezultatin 2-1. Ekipi i Rabotniçkit  ishte në epërsi me  golin që e shënoi  Kagimu në minutën e  28-të. Ndërsa  kuqezinjtë tetovar  arritën të përmbysin rezultatin   me  golat  që i shënuan  Bruno Dita në minutën 90+1’  dhe Endrit  Krasniqi në minutën 90+6’. Për  ekipin tetovar ishte kjo  fitorja e  katërt radhazi pas  katër xhirove, ndërsa  takimin  me Struga Trim Lum do ta  zhvillojnë më 1 nëntor.

Fitore  të sigurt 3-1,ka shënuar  Shkupi në takimin me  ekipin e Gostivarit. Autor të golave  për ekipin nga Çairi ishin  Hoxhiq (26),Sahiti (70)  dhe Vosha në minutën 90+7, golin e vetëm pë Gostivarit e ka shënuar Potuk (64).

Në Kavadar, Tikveshi  dhe  Voska  Sport  kanë luajtur  me barazim  1-1. Autor I golit pë vendasit ishte Gasam   në minutën e  17-të, ndërsa barazoi  Marushiq në minutën e 73.

Bregallnica në Shtip mundi Akademia Pandev Brera me rezultatin minimal  1-0 me   golin e vetëm që e realizoi Venegas në minutën e 27. Pë ekipin   nga   Strumica  ishte kjo  disfata e pare pas  katër  fitoreve  radhazi.

Ndeshje  në Kratovë mes  Sileksit  dhe Makedonija  Gj.P  përfundoi me  barazim  2-2 edhe pse ekipi  mysafirë ishte në epërsi deri në minutën 82-të. Autor të golave pë sileksin ishin Gjorgjievski (44), Kalanovski (82) , ndërsa për Makedonija Gj.P shënuan  Aleksovski (44)  dhe Skenderi (45+2’).

Rezultatet e xhiros së V-të       

Breagallnica – AP Brera 1-0,

Rabotniçki – Shkëndija 1-2,

Shkupi – Gostivari  3-1,

Sileksi – Makedonija Gj.P 2-2,

Tikveshi – Voska Sport. 1-1

Tabela: 1.Shkëndija 12 pikë (1 ndeshje ), 2 AP Brera 12, 3.Bregallnica 9, 4.Shkupi 8, 5.Tikveshi 7, 6.Rabotniçki 6, 7.Sileksi 6, 8.Makedonija Gj.P 5, 9.Struga Trim Lum 3 (-3 ndeshje), 10.Voska Sport 4 (-1 ndeshje), 11. Gostivari 3, 12. Vardari 1 pikë (-1 ndeshje).

Në xhiron e  VI-të, me 2 shtator, me  fillim në ora 16:00, takohen:Vardari – Makedonija GJ.P,  Gostivari – Sileksi, Shkëndija – Shkupi,  AP Brera – Rabotniçki,  Voska Sport – Bregallnica dhe Struga Trim Lum- Tikveshi

Shaban SINANI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img