Tuesday, November 26, 2024

Festa e Romës, Kumbulla “thumbon” Lacion

Lexo

Mbrojtësi kuqezi, me një banderolë që shënjestron rivalët e përjetshëm

Pas banderolës fyese të Milanit kundër Interit, një sulm ndaj rivalëve të të njëjtit qytet shfaqet në autobusin e hapur të verdhekuqve. Është koha për banderolat ngacmuese në autobusët e hapur. Pas atij që u shfaq të hënën në festën e titullit të Milanit kundër Interit, tani është radha e Romës që të ngacmojë rivalët e përjetshëm, ata të Lacios.

“Tirana, ajër i keq për lacialët”, shkruhej në banderolën që mbante në duar mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla në autobusin e hapur që po marshonte në rrugë pas fitores së Romës në Conference League në Tiranë kundër Feyenoord. Zalewski gjithashtu u dërgoi një mesazh rivalëve të tij: “Lacialë, mbyllni dritaret”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img