Friday, May 17, 2024

Vllaznia-Laçi, finalja e Kupës së Shqipërisë, të martën, ora 19:00 në “Air Albania”. Sfida e trajnerëve, Josa-Duro!

Lexo

Pasi ka dështuar në Kampionat, që me vendin e pestë mbeten jashtë zonës Europiane, për të shpëtuar sezonin, Vllaznisë i duhet patjetër të fitojë Kupën e Shqipërisë. Kuqeblutë do të përballen në finale me Laçin, takim ky i planifikuar për t’u luajtur të martën e ardhshme në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 19:00.

Një duel ky me pozita të ndryshme, pasi Vllaznia këtë ndeshje e ka për “jetë a vdekje”, ndërkohë që kurbinasit janë disi më të qetë në këtë sfidë, pasi si nënkampion i Shqipërisë, e kanë siguruar konkurimin në Kupat e Europës.

Krahas të tjerave, një ndeshje e tillë, është edhe një sfidë mes dy trajnerëve kryeqytetas, Mirel Josës së Vllaznisë dhe Shpëtim Duros së Laçit. Dy trajnerë, që në kohë të ndryshme kanë drejtuar Vllazninë e Shkodrës, por ajo që e bën edhe më interesante, është se gjatë këtij sezoni futbollistik, që të dy kanë drejtuar Laçin.

Në një farë mënyre, duket se Josa ka një avantazh më shumë ndaj rivalit të tij Duro, pasi përballë ka skuadrën që e drejtoi në pjesën më të madhe të këtij sezoni, derisa u zëvendësua nga Duro. Dhe, kjo njohje e skuadrës, e futbollistëve dhe mënyrës së lojës së tyre, mund t’i shërbejë Josës ta godasë kundërshtarin në pikat më të dobëta të tij.

Nga sa bëhet e ditur, fituesi i këtij trofeu që kalon direkt në turin e dytë të Ligës së Konferencës, shpërblehet me 50 milionë lekë nga institucioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë, që një shumë tjetër prej 450 mijë Euro janë në dispozicion nga ana e institucionit të UEFA-s. Që do të thotë, se krahas Vllaznisë që e ka jetike fitoren e trofeut për të shkuar në Europë, shuma në fjalë është tunduese edhe për Laçin për të kërkuar ta bëjë të vetin trofeun e kupës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img