Tuesday, April 30, 2024

Fidel Ylli për qendrën e re olimpike: “Do kushtojë 700-800 mln €, më modernia në botë! Fondet? Jemi në biseda me disa vende”

Lexo

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe më pas qeveria kanë premtuar se shumë shpejt në Shqipëri do të nisë ndërtimi i një qendre olimpike ku do ketë hapësira për të gjithë sportet dhe do organizohen jo vetëm gara kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Për Report TV, presidenti i KOKSH-it Fidel Ylli tregoi detajet e fundit të këtij projekti.

“Nuk mund të them dot datë dhe muaj, por jemi në ideimin e projektit dhe sot kemi qenë në vendin ku do ndërtohet qendra olimpike. Po bëjmë të gjitha 3d, planimetritë. Kemi gjetur tokën dhe do ia prezantojmë qeverisë që ato pak parcela që kanë pronarë të shpronësohen me një VKM dhe ajo tokë të jetë e lirë. Kjo që kur investitori të vijë të shpenzojë 700-800 milionë euro ajo tokë të jetë e lirë. Jemi në tratativa për gjetjen e fondeve. Kanë treguar intreres shumë shtete që të vijnë për një partnerirtet publik privat. Po iniciojmë diçka që shtetit ti marrim tokën, siç ndodhi në rastin  e stadiumit Air Albania dhe të jemi PPP,”-u shpreh Fidel Ylli, president i KOKSH-it.

Kjo qendër olimpike nuk do jetë e dedikuar vetëm për sportit, por do shërbejë edhe si promovim për tuzimin.

“Është diku afër aeroportit, afër Durrësit dhe afër Tiranës. Është një kornor shumë i mirë ku do kalojë edhe treni. Kjo do thotë se do u japim shqiptarëve një turizëm elitarë që të vijnë të shohin, të flenë, të bëjnë sport,”-tha Fidel Ylli, president i KOKSH-it.

Përveç stadiumit me mbi 41 mijë vende, projekti përfshin edhe një sërë ambientesh të tjera sportive.

“Nuk do marrin rrugët sportitët për t’u stërvitur në qendrat olimpike të europës dhe botës, por do kenë në Shqipëri qendrën më të mirë dhe më moderne në botë. Do përfshijë pishina, pallate sporti me 6 mijë vende, stadium me 41.508 vende, do ketë pista atletike, do ketë një stadium të mbyllur atletike, do ketë palestra për të gjithë sportet olimpike. Do jenë 3 hotele ku sportistët të huaj dhe vendas do vijnë të klimatizohen në këto qendra. Do jenë tre fusha futbolli me 4 mijë vende përveç stadiumit,”-deklaroi Fidel Ylli, president i KOKSH-it.

Aktualisht të gjithë federatat sportive qëndrojnë në kompleksin olimpik Feti Borova ku është edhe një pallat sporti, por që është larg të përmbushë të gjithë kërkesat për aktivitet sportive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img