Monday, July 22, 2024

Roma po projekton huazimin 6 mujor të Marash Kumbullës për më shumë minuta lojë dhe marrjen e formës sportive, pas dëmtimit që kaloi

Lexo

Futbollisti i kombëtares kuqezi Marash Kumbulla është një aset i rëndësishëm për klubin e Romës. Në ditët e fundit drejtori i përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto, është futur në merkato për të përforcuar ekipin, i cili ka nevojë për një sulmues të krahut të djathtë dhe një mbrojtës krahu të majtë.

Pas mbledhjeve të para në mediet italiane ka dalë lajmi se Kumbulla do të “sakrifikohet” për gjashtë muaj për t’i bërë vend prurjeve të reja. Në këtë pikë të kampionatit, pas shumë problemeve fizike, shqiptari nuk shikohet me përparësi nga Roma. Për këtë motiv drejtuesit e klubit kanë menduar që ta huazojnë Kumbullën në një tjetër ekip ku mund të rikthehet në formën e vet më të mirë falë “statusit” prej titullari.

Për momentin Pinto ka në tavolinë ofertat e dy klubeve. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Torino edhe Xhenoa kanë shprehur interes konkret për shërbimet e Kumbullës. Të dy klubet janë gati ta afrojnë lojtarin sipas kushteve të Romës, e cila e jep vetëm nëpërmjet formulës së huazimit për 6 muaj.

Ndërsa “Corriere dello Sport” shton se për shqiptarin është e interesuar edhe ish-skuadra e tij, Hellas Verona. Kujtojmë se Kumbulla u huazua me detyrim blerje nga Roma në verën e 2020 për 13.5 milionë euro plus 3.5 milionë euro të tjerë në formë bonusesh.

Ndërsa “Il Tempo” shton se për Kumbullën ka shprehur interes edhe ekipi i Kremonezes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img