Finalja e 25 majit në Tiranë, AS Roma – Feynoord, nis shitja e biletave

AS Roma – Feynoord, është finalja e madhe e UEFA Europa Conference League, që do të luhet në “Air Albania” të Tiranës më datë 25 maj. Një finale e cila po pritet me shumë interesim nga opinioni sportiv, jo vetëm në kampet respektive të të dy klubve, por në rang ndërkombëtar.

Kërkesa për ta shijuar live nga triburat e stadiumit kombëtar të Tiranës këtë supersfidë ka bërë që interesimi për të patur një biletë për këtë ndeshje të jetë shumë i madh.

Pikërisht, në lidhje me biletat, përmes një njoftimi të institucionit të UEFA-s është bërë e ditur mesditën e sotme, se ka nisur shitja e tyre për publikun.

“Nisin shitjet për biletat e finales së UEFA Conference League, @officialasroma@feyenoord

UEFA njofton të gjithë të interesuarit se është hapur procesi i shitjes së biletave për ndeshjen finale të UEFA Europa Conference League, AS Roma – Feynoord, që do të luhet në “Air Albania” të Tiranës më datë 25 maj 2022.

Të gjithë tifozët që kanë hapur një llogari në faqen e UEFA-s dhe kanë marrë një e-mail sot nga UEFA me linkun përkatës mund të hyjnë dhe të aplikojnë për të blerë bileta.

Bëhet fjalë për biletat që janë në shitje për publikun e përgjithshëm dhe që janë nxjerrë sot në shitje nga UEFA.

Duke qenë se përzgjedhja e atyre që mund të blejnë bileta do të jetë përmes shorteut, UEFA u bën thirrje të gjithë atyre që kanë aplikuar të nxitojnë për të përfituar nga mundësia.”, thuhet në njoftimin në fjalë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu