Monday, November 25, 2024

Finalja e sotme e Kupës së Shqipërisë sposton mbedhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës

Lexo

Ora 19.00 e ditës së sotme shënon startin e finales së Kupës së Shqipërisë në mes Skëndërbeut dhe Vllaznisë, takim që do të luhet në “Aier Albania” të kryeqytetit. Një finale e cila po pritet me shumë interes në opinion sportiv mbarë kombëtar, por që natyrisht vemendjen më të madhe e kanë marrë tifozëritë e kampet respektive.

Në Shkodër, përpos atyre që do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt kryeqytetit për ta ndjekur live, falë edhe ekraneve gjigande që do të vendosen në sheshet kryesore të qytetit,  finalja në fjalë do të ndiqet masivisht nga tifozëria shkodrane.

Ndërkohë, nisur edhe nga orari i zhvillimit të saj, finalja e Kupës së Shqipërisë, ka detyruar institucionin e Këshillit Bashkiak Shkodër të shtyjë mbledhjen e radhës, e cila ishte planifikuar të mbahej sot duke filluar nga ora 17.00 dhe që në rendin e ditës kishte 10 pika të rendit të ditës të miratuara nga kryetarja Brila Kadija.

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë duke marrë shkas nga fakti që 31 Maj përkon me datën në të cilën do të zhvillohet ndeshja Vllaznia – Skenderbeu, finalja e kupës së Shqipërisë, kryesia e Këshillit bashkiak vendosi që mbledhja e këshillit bashkiak e planifikuar ditën e Hënë, me datën 31 Maj, ora 17:00 të shtyhet në ditën e Enjte datë 3 Qershor 2021 ora 17:00.

I urojmë skuadrës tonë të zemrës të kthehet fitimtare në Shkodër!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img