Wednesday, December 11, 2024

Lajmi i fundit….Kupa e Shqipërisë luhet me prani të limituar të tifozëve, ja ku mund të blini biletat

Lexo

Kërkohej prej kohësh, dhe më së fundmi ka ardhur lajmi i mirë për praninë e tifozëve në stadium. Bëhet fjalë për finalen e Kupës së Shqipërisë që luhet mbrëmjen e sotme në “Air Albania” duke filluar nga ora 19.00. Një shkresë zyrtare që kishte të bënte me praninë e tifozëve në finalen e sotme, është dërguar ditën e djeshme nga ana e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi në adresë së Ministrisë së Shëndetësisë. Nga sa bëhet e ditur, kërkesa në fjalë, përfshirë edhe ajo e vetë FSHF-së në mënyrë të përsëritshme, është pranuar për të pasur një numër të kufizuar tifozësh në stadium. Dhe për këtë, pak minuta më parë, Federata Shiptare e Futbollit ka përcjellë lajmin e gëzueshëm për tifozët.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të bëjë me dije se është njoftuar ditën e sotme, në orën 12:05, se ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë do të luhet me praninë e limituar të tifozëve.

Në përgjigje të kërkesës sonë “Mbi lejimin e spektatorëve në finalen e Kupës së Shqipërisë”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë lejen e posaçme për praninë e 1 mijë tifozëve.

Duke parë kohën e limituar në dispozicion, FSHF njofton të dy klubet dhe tifozeritë respektive se biletat e ndeshjes mund t’i sigurojnë pranë dyqanit të FSHF-së, në rrugën e “Elbasanit”, dhe në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” duke filluar nga ora 14:30 si dhe online në biletarinë e FSHF.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img