Tuesday, May 21, 2024

Partizani, rinovon me Bruno Telushin

Lexo

Bruno Telushi ka rinovuar kontratën me ekipin e Partizanit. Mesfushori ka firmosur për një vit, me opsionin dhe për një vit tjetër. Kapiteni i të kuqve, ishte një nga pikat më të forta të skuadrës në sezonin e fundit, duke u kurorëzuar me titullin kampion. Nën drejtimin e italianit Kolela, jo vetëm në pozicionin e tij natyral në repartin e mesfushës, por dhe në qendër të mbrojtjes ka arritur të bëjë një paraqitje të mirë.

“Partizani me kënaqësi zyrtarizon vazhdimin e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Kapiteni ynë ka nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2024, me opsion rinovimi nga ana e klubit dhe për një tjetër vit. Partizani rikonfirmon të ardhmen e Bruno Telushit pjesë e familjes së kuqe, me të cilën është shpallur dy herë kampion i Shqipërisë. #NjëHerë i KuqPërjet i KuqBrunoTelushi”, citohet në njoftimin zyrtar të pulikuar nga KF Partizani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img