Friday, October 11, 2024

(Video) Vllaznia e koshit për femra shpartallon Elbasanin, fiton me 53 pikë diference. Trajneri Gjeçaj, i kënaqur me vajzat e reja të ardhura nga stoli, japin garanci për të ardhmen

Lexo

Vllaznia në basketboll për femra vazhdon të regjistrojë rezultate pozitive. Edhe pse që prej dy javësh e ka siguruar objekvin e kualifikimit në fazën finale Play Off, ku aktualisht, pas javës së 14-të të kampionatit, mban vendin e katërt të renditjes në kuotën e 22 pikëve, basketbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj nuk tolerojnë në fushën e lojës. Madje, në ndeshjen e fundit të luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” kanë shënuar shifra rekord duke mundur Elbasanin me rezultatin e thellë 80 me 27.

Vllaznia e basketbollit femra është e vetmja në kampionatin shqiptar e cila luan me vetëm basketbolliste shkodrane. Madje, në këtë ndeshje, Gjeçajn e kanë ngrohur sidomos vajzat e reja 18 vjeçare, si Murçaj dhe Musaj, për të cilat thotë se meritojnë të luajnë titullare.

Sa i përket pikëve të shënuara nga ana e Vllaznisë, përqindjen më të madhe vazhdon t’i shënojë Bernada Rreshpja, që në këtë ndeshje regjistroi 32 pikë, ndërkohë që ndjekësja më e afërt është Anisa Bokrina me 21 pikë. Pjesa tjetër e pikëve janë shpërndarë në këtë mënyrë: Anisa Musaja(10), Melida Hykaj(10), Sara Murçaj(5), Sindi Kryeziu(2).

Basketbollistet kuqeblu do të vijojnë të luajnë brenda në fushën e tyre edhe në ndeshjen e ardhshme duke u përballur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me Studentin.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë Bledar Gjeçaj, pas ndeshjes së basketbollit femra, Vllaznia-Elbasani, 80-27.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img