Wednesday, December 11, 2024

Presidenti bardheblu, pranon rezultatin e derbit. Halili: E merituam humbjen!

Lexo

Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka komentuar për mikrofonët e RTSH-së humbjen 2-0 në derbi me Partizanin, duke pranuar se skuadra bardheblu e meritoi disfatën.

“Ishte një ndeshje që nuk e meritonim ta fitonim, skuadra nuk ishte në një ditë të mirë. Kemi patur dhe ndeshje të tjera që nuk kemi bërë mirë. Por unë kam besim se skuadra do të dijë të dalë nga kjo situatë. Shpresoj që këtë javë që të marrim masa dhe të kthehemi në rrugën e duhur dhe të shkojmë drejt objektivit. Ndërprerja? Nuk i bën mirë lojës, nuk u bën mirë të dyja skuadrave, ishte pak e mërzitshme. Duhet të merren masa që këto ndodhi të mos përsëriten më, tifozëria është e mrekullueshme, shpresoj se do rregullohet”.

“Duhet edhe ndihmë e mediave, pa dashur të godasim ndokënd. Siguria që merr përsipër të mbajë rregull, që të mos ketë fishekzjarre, të jetë më e përgjegjshme. Nuk ka nevojë të na kontrollojnë ne që të heqim tapat e shisheve, por të shohin bombat që futen në fushë se kjo nuk është e mirë për futbollin shqiptar. Shpresoj që në bashkëpunim edhe me FSHF-në të rregullojmë këtë punë që të mos ketë ndërprerje. Tifozeria është e mrekullueshme, e pa ta nuk ka futboll, por të rregullohet”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img