Dy ndeshjet e luajtura pasditën e sotme në Laç dhe Fier nxorën fitues Laçin dhe Tiranën. Konkretisht rezultatet teknike të këtyre dy ndeshjeve janë Laçi-Teuta 1:0, Apolonia-Tirana 0:1. Në sfidën e luajtur në Laç, humbja e pësuar nga durrsakët është pritur mirë në kampin shkodran duke qënë se së bashku me Partizanin janë dy ndjekësit më të afërt të Vllaznisë. Që do të thotë se nëse kuqeblutë arrijnë të mundin Partizanin në ballafaqimin që luhet në orën 16.45, atëherë shkodranët arratisen në rrugën drejt titullit.
Në Laç, vendosi goli i shënuar nga Mazrrekaj në minutën e 35-të, ndërkohë që laçjanët humbën rastin e të dyfishonin avantazhin pasi humbën një penallti të dhënë në favor të tyre në minutën e 73-të të cilën e shpërdoroi Nuabueze.
Ndërkohë, në Fier, Tirana udhëtuese është blerja e re Taulant Seferi që me golin e shënuar në minutën e 76-të i dhuroi fitoren ekipit bardheblu me rezultain 0 me 1. Më këtë fitore bardheblutë shkojnë në kuotën e 23 pikëve dhe renditen në vendin e 6-të, ndërsa Apolonia qëndron në vendin e 8-të me 13 pikë.