Fitore për Laçin dhe Tiranën, humbja e Teutës shkon në favorin e Vllaznisë

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

Dy ndeshjet e luajtura pasditën e sotme në Laç dhe Fier nxorën fitues Laçin dhe Tiranën. Konkretisht rezultatet teknike të këtyre dy ndeshjeve janë Laçi-Teuta 1:0, Apolonia-Tirana 0:1. Në sfidën e luajtur në Laç, humbja e pësuar nga durrsakët është pritur mirë në kampin shkodran duke qënë se së bashku me Partizanin janë dy ndjekësit më të afërt të Vllaznisë. Që do të thotë se nëse kuqeblutë arrijnë të mundin Partizanin në ballafaqimin që luhet në orën 16.45, atëherë  shkodranët arratisen në rrugën drejt titullit.

Në Laç, vendosi goli i shënuar nga Mazrrekaj në minutën e 35-të, ndërkohë që laçjanët humbën rastin e të dyfishonin avantazhin pasi humbën një penallti të dhënë në favor të tyre në minutën e 73-të të cilën e shpërdoroi Nuabueze.

Ndërkohë, në Fier, Tirana udhëtuese është blerja e re Taulant Seferi që me golin e shënuar në minutën e 76-të i dhuroi fitoren ekipit bardheblu me rezultain 0 me 1. Më këtë fitore bardheblutë shkojnë në kuotën e 23 pikëve dhe renditen në vendin e 6-të, ndërsa Apolonia qëndron në vendin e 8-të me 13 pikë.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -