Wednesday, May 8, 2024

Emocionet e familjes sportive “Çinari” në pragsfidën Partizani-Vllaznia…gol spektakël i Eraldit dhe fitore të Vllaznisë…

Lexo

Dita e sotme për familjen shkodrane, “Çinari”, është me të vërtetë e veçantë. E gjithë Shkodra dhe më gjerë, mendjen dhe sytë i kanë në Tiranë, aty ku luhet ndeshja më e rëndësishme e kapionatit për kategorinë Superiore, Partizani-Vllaznia. Aty ku, djali i tyre, Erald Çinari, si pjesë e Partizanit, do të luajë kundra Vllaznisë ku u lind dhe u formua si futbollist. Nuk është, as i pari dhe as i fundit që gjendet në këtë pozicion, sepse më herët kanë luajtur dhe vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë edhe të tjerë futbollistë shkodranë përballë ekipit të qytetit të tyre, ndërkohë që po sot në një skuadër me Eraldin tek Partizani luan edhe Esin Hakaj.

Erald Çinari ka luajtur edhe më herët si futbollist i Partizanit kundra Vllaznisë, madje edhe duke i shënuar, ashtu siç i ka shënuar edhe Partizanit kur luante për Vllazninë. Por, sot, për vetë rrethanat dhe pozitat në të cilat gjendet Vllaznia, ku pas një pauze 20 vjeçare, si asnjëherë tjetër kërkon fitimin e titullit kampion, përmasat emocionale të kësaj sfide janë kulmore.

Por, padyshim që emocionet dhe tensioni për këtë supersfidë përjetohet më shumë se askund tjetër se sa në familjen sportive “Çinari”. Themi sportive, se përpos Eraldit që realisht ka kapur majat e larta të futbollit shqiptar, pjesë të sportit dhe konkretisht futbollit, kanë qënë edhe Çinarë të tjerë. Hilmiu, babai Eraldit ish futbollistë i Vllaznisë, mesfushor i dalluar me moshat dhe ekipin e të rinjëve. Arjan Çinari, xhaxhai i Eraldit, portier i njohur në Shkodër derit ekipi U-19 me Vllaznisë. Besmir Çinari dhe Saimir Çinari, djemtë e xhaxhait të Eraldit, krahas Vllaznisë luajtën me sukses edhe në ekipet e para të Tërbunit të Pukës dhe Adës së Velipojës. I vetmi që ka ndryshuar sport është Zijaja, xhaxhai i Eraldit, i cili konkuroi me Vllazninë në sportin e mundjes, ndërkohë që djali i tij, Endri Çiari, pas një karriere të shkurtër në futbollin e moshave, studion dhe diplomohet për gazetarinë sportive, dhe sot drejton me shumë sukses emisionin sportiv shumë të ndjekur, “Star Sport” në televizionin “Star Plus” të Shkodrës.

Ka qënë pikërisht ky i fundit, gazetari sportiv Endri Çinari, i cili me postimet e tij në rrjetet sociale të dy fotove me uniformat e Vllaznisë dhe Partizanit ka marrë vemendjen e shumtë të opinionit sportiv, komentet e të cilëve kanë këndvështrime të ndryshme rreth parashikimit të kësaj sfide.

“Tek 5-sa”, quhet lokali në afërsi të Teatrit “Migjeni”, shumë i njohur për frekuetimin e njerëzve të sportit si dhe të artit që administrohet nga familja “Çinari”. Pikërisht në mjediset e këtij lokali ku përcillen me shumë interes ndeshjet e kampinatit shqiptar, por edhe të huaja nga qytetarët shkodranë, do të jetë e pranishme sot e gjithë familja “Çinari” për të ndjekur përballjen Partizani-Vllaznia. Emocione pa fund për to, ku nga njëra anë bëjnë tifo për Vllazninë e tyre të zemrës, por nga ana tjetër dëshirojnë një përfaqësim sa më të mirë edhe për djalin e tyre, Erald Çinari. Veriu Sport kontaktoi me një pjesë të mirë të Çinarëve të Shkodrës, dhe për to, në këtë moment emocional, e përgjithmja e opinioneve të tyre është një gol spektakël siç e ka zakon Eraldi, por që në fund, fituese të dalë Vllaznia. Kjo mbetet për t’u parë se çfarë do të prodhojë fusha e lojës dhe se cili do të jetë verdikti në përfundim të 90-të minutave të takimit, Partizani-Vllaznia ….

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img