Saturday, April 20, 2024

Xhixho: Vllaznia është më e pjekur, janë në rrugën e duhur për titullin

Lexo

Gazetari Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për ndeshjen mes Vllaznisë dhe Tiranës, që u fitua minimalisht nga shkodranët.

Xhixho deklaroi se pa një pjekuri te shkodranët dhe shtoi se janë në rrugën e duhur për titullin kampion.

Pas shumë kohësh pamë një “Loro Boriçi” të tejmbushur. Presidentet ë klubeve shqiptare mezi i presin të ardhurat nga tifozët, ndërsa Xhaferi i dha si donacion në Tureqi. E dimë si pritet një klasike në Shkodër. Pashë një pjekuri të Vllaznisë.

Nuk ishin si ajo skuadra e sezonit të kaluar, ku pavarësisht pritshmërive, Tirana fitoi me lehtësi. Vllaznia duket më e pjekur. Josa tha se duan Europën, ndërkohë që mendojmë se te Vllaznia kanë dy lojtarët më të paguar. Janë me këmbë në tokë dhe në rrugën e duhur për titullin. Ndeshje të tilla janë lëvizje shahu të trajnerëve sesa pritet spektakël.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img