Saturday, July 27, 2024

Fitorja me Teutën, “Ambasadori i Shkodrës” në Tiranë, Osman Mula, i shkruan Presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi

Lexo

I sistemuar prej vitesh në kryeqytet, me një karriere shumë të suksesshme në fushën e artit dhe të televizionit e më gjërë, për vetë kontributin dhe përkujdesjen që ka pasur në vazhdimësi për qytetin e tij, bashkëqytetarët e tij, nuk kanë nguruar ta quajnë Osman Mulën si “Ambasadorin e Shkodrës” në Tiranë.

Krahas angazhimeve të shumta në fusha të ndryshme, Osman Mula ka spikatur prej vitesh edhe si një tifoz i zjarrtë i Vllaznisë, pasion të cilin vazhdon ta ketë edhe tani.

Dhe, konkretisht, fitorja e djeshme e realizuar ndaj Teutës së Durrësit në stadiumin “Loro Boriçi”, e ka gëzuar pa masë Osmanin duke e nxitur t’i shkruaj një mesazh Presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi. Mesazh të cilin, njëshi i klubit kuqeblu ka preferuar ta bëjë publik në rrjetet sociale.

 

“Alban i dashtun ! Urime per fitoren aq te mipritun dhe te meritume per ne .Ka shum vite ,bile dhe se mbaj mend qe te kemi kte bilanc fitoresh si ket vit .Me uruan pafund nga gjithe Shqiperia dhe sidomos diaspora ,teper te emocionuar dhe me shum mall per vend lindjen njerez nga diaspora ,Amerike ,Itali ,Kanada ,njerez te fushave te ndryshme dhe te qyteteve te ndryshme .Natyrisht do kohe ,por emocionalisht gjithcka po afrohet . Kete te shtune do ket edhe me shume .”

Mesazh nga një zemër .

I mrekullueshmi “Osman Mula”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img