Fitorja shumë e rëndësishme në transfertë me Partizanin ka bërë që specialistët e futbollit të Drejtorisë Teknike në FSHF të përzgjedhin në formacionin më të mirë të javës së 12-të të kampionatit “Abissnet Superiore” dy futbollistë të Vllaznisë.
Ato janë mbrojtësi Erdenis Gurishta dhe sulmuesi Bekim Balaj, ndërkohë që pjesa tjetër e formacionit më të mirë të kësaj jave përbëhet me portjerin dhe mbrojtësin e Elbasanit Igor Aleksovski dhe Bruno Lulaj, për të vijuar me Georgios Lagonidis (Skënderbeu). Në mesfushë: Basilio Ndong (Tirana), Dejvid Janaqi (Skënderbeu), Sherif Kallaku (Teuta) dhe Henri Zuna (Vora) dhe në vijën e parë sulmuese, Atdhe Mazari (AF Elbasani) dhe Pedro Martelo (Teuta).
Sa i përket trajnerit më të mirë të javës, ai është Glen Daja i AF Elbasani, vlerësim që muar pas fitores ndaj Dinamos.
Në vështrimin e përgjithshëm, formacioni më i mirë skemën 1-3-4-3 është shpërndarë në gjashtë skuadra të Superiores: AF Elbasani me tre futbollistë, Vllaznia, Skënderbeu, Teuta me nga dy, dhe nga një Tirana dhe Vora.


