Sunday, November 24, 2024

Fjoart Jonuzi, një ish i Laçit, kërkon fitore për Vllazninë të shtunën në transfertë

Lexo

Laçi-Vllaznia, konsiderohet si një nga duelet më të forta të javës nëntë të Superiores. Kuqeblutë që po kalojnë një moment shumë të mirë kërkojnë fitoren e radhës për ta mbyllur fazën e parë në krye të renditjes, ndërkohë që vendasit që tashmë drejtohen nga Shpëtim Duro janë në kërkim të rikuperimit të pikëve të humbura në javët e para të kampionatit. Përpos të tjerave, kjo sfidë ka edhe një të veçantë, pasi në formacionin kuqeblu do të jetë një ish i Laçit si Fjoart Jonuzi, që përpos nostangjisë për kohën që bashkëpunonte me Laçin, këkron fitore me uniformën kuqeblu.

Kam kaluar në Laç dy vite e gjysëm të mrekullueshme dhe i jam mirënjohës kësaj skuadre për periudhën që kam qenë aty. Tani jam tek Vllaznia dhe e vlerësojmë maksimalisht këtë kundërshtar i cili ka cilësi në rradhët e tij dhe ka vite që është pjesmarrës në Kupat e Europës. Por ne jemi Vllaznia. Kemi besim tek grupi, tani nuk ka pse të kemi presion. Do të shkojmë në Laç thjesht me idenë për të bërë lojën tonë dhe besoj se do të marrim një rezultat pozitiv.”, tha Jonuzi.

Jonuzi shprehet i kënaqur për bashkëpunimin me Vllazninë, si dhe për besimin që i ka dhënë trajneri Brdariç, dhe për këtë tha: “Normalisht që jam i kënaqur, çdo futbollist do kohën e vet që të ambjentohet me grupin ndërkohë që unë jam bashkuar i fundit me grupin. Më bëhet qejfi që kam filluar të krijoj besim tek stafi dhe tek trajneri dhe shpresoj t’ia shpërblej më mirë. Vllaznia ka një ndër tifozëritë më të mira në Shqipëri dhe atmosfera shihet kudo nëpër qytet ku është një ambjent shumë miqësor. Normalisht edhe kur rezultatet janë të mira, edhe të respektojnë dhe ne shpresojmë të vazhdojmë kështu sepse na ndihmojnë shumë edhe për ecurinë e ekipit.”, tha ai.

Duke qënë se njeh mjaft mirë lojën dhe mentalitetin laçjan, Jonuzi ka edhe këshillat e veta për skuadrën e tij se si mund të shkojë tek suksesi. “Laçi është një ekip që karakteristikë të tij kryesore ka lojën agresive. Ne duhet të shkojmë atje me qetësi, normalisht që duhet t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë, por duhet të ruajmë edhe qetësinë sepse nuk e kemi aq shumë atë presionin e pikëve, kështu që jemi në pozita më komode.”, u shprehë ai.

Në mbyllje, Jonuzi flet edhe për të ardhmen e tij tek Vllaznia. “Do shohim si do e vlerësojë stafi teknik, nëse janë të kënaqur me mua apo jo. Normalisht që dëshira është të vazhdoj të luaj për Vllazninë.”, ka përfunduar prononcimin e tij në konferencën për shtyp, mesfushori Jonuzi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img